Ekstradohet nga Zvicra drejt vendit tonë, Avni Buci i shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, të kryer në mënyrë të përsëritur.

Marketing

48 vjeçari,  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 21.06.2017, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar ketë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimi me kredi”.

Avni Buci, gjatë periudhës 2008-2011, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë./albora.ch/

Marketing