Prof. Dr. Omer Xhemaili është zgjedhur në pozitën e drejtorit të Klinikës Universitare të Kardiologjisë në Zürich të Zvicrës, shkruan Albora.ch.

Marketing

Lajmin e ka konfirmuar politikani shqiptar nga Maqedonia, Ali Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Lajmi për emërimin e kirurgut tonë të njohur, Prof. Dr. Omer Xhemaili në pozitën e drejtorit të Klinikës Universitare të Kardiologjisë në Zürich të Zvicrës padyshim se na bëri krenarë të gjithë ne këtu në vendlindjen e tij.

Një storje e jashtëzakonshme suksesi e shkruar me punë të sinqertë, e ndërtuar hap pas hapi me angazhim shkencor të vlerësuar lartë edhe me çmimin “Hans Borst” si autori më i mirë i një pune shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër.

I dëshiroj shëndet dhe shumë suksese në misionin e ri, në të cilin nuk aspak dyshim se do të vazhdojë përfaqësojë me dinjitet ashtu si deri më tani vlerat e kombit të vet.

Marketing