Megjithëse qeveria e Ukrainës tenton t’i qetësojë qytetarët nga një pushtim i mundshëm i Rusisë, në terren gjërat janë krejt ndryshe.

Marketing

Prioritet për ukrainasit e profesioneve të ndryshme është të mësuarit e përdorimit të armëve në rast sulmi.

Në procesin e trajnimit të civilëve të cilët do të vendosen në vijën e dytë të mbrojtjes është edhe një shqiptar.

Ushtaraku shqiptar Emanuel Bazanji, i përfshirë në stërvitjen e civilëve në një bazë ushtarake në Kiev tha se cdo ditë trajnojnë 200 persona të ndarë në grupe, transmeton albora.ch.

“Ne u mësojmë si të jenë të aftë të dine veprimet bazë dhe kujdesin ndaj armëve të zjarrit që të mos lëndojnë shokët dhe njerëzit e paarmatosur. Si të koordinohen në grup e të lëvizin në formacione të ndryshme. U mësojmë metodën më efikase për hapje zjarri ndaj armikut. Si të kuptojnë nga vjen goditja e zjarrit ndaj tyre në terrenet urbane ose në terrene pyjore”, tha Bazanji.

Shqiptari tregoi se këto trajnime i organizon në kuadër të përfshirjes së tij në atë që njihet si Legjioni gjeorgjian, i drejtuar nga veterani luftës në Gjeorgji, Mamuka Mamulashvil./albora.ch/

Marketing