Jeta e Angela Martinit ka ndryshuar shumë muajt e fundit, veçanërisht kur ajo dhe Dragos u bënë prindër të një djali që e quajtën Kyree, i ardhur në jetë më 2 dhjetor 2021 prej një nëne surrogate në Dallas, SHBA.
Në një intervistë për gazetën më të madhe në Zvicër, “Blick”, Angela ka rrëfyer gjithë ndjesitë e saj për gjithçka ka ndodhur këta muaj, prej kohës kur mori vendimin të bëhej nënë, e deri tani që të voglin e ka në krahë.
“Ndihem e përmbushur dhe kam nevojë të jap shumë dashuri. Kur ai erdhi në jetë ndjeva një lidhje të fortë që nuk di si ta shpjegoj me fjalë”, u shpreh Angela.
Ndërsa, përsa i përket ndryshimit që ka pësuar rutina e modeles, ajo rrëfen: “Së fundmi gjithçka ishte në fokus të gjetjes së mënyrës për të kombinuar mëmësinë me punën dhe aktivitete të tjera të jetës. Mendoj se e kam gjetur balancën”, transmeton albora.ch.
Kur e pyetën për ardhjen në jetë të fëmijëve të tjerë, Angela i lë mundësitë të hapura, por një gjë është e sigurt, Kyree do jetë qytetar i botës.
E pyetur për vendimi për ta sjellë në jetë në mënyrën jo dhe aq tradicionale, ajo tha se për shumë arsye personale, vendosëm që fëmija të vinte në jetë nga një nënë surrogate.
“E di që nuk është një procedurë e zakontë në Europë, në terma legal dhe kulturorë, pasi është e ndaluar në Zvicër dhe Itali”, tregoi Angela.
Ndërsa lindja siç e ka përshkruar Angela “ishte shumë emocionuese dhe e mrekullueshme”./albora.ch/