Ani pse Ministria e Jashtme deklaroi se shqiptarët që janë në Ukrainë duhet të largohen, Alban Cali është një nga shqiptarët që ende ndodhet në Ukrainë.

Por Albani thotë se e ka në plan të largohet në ditët në vijim, teksa vendi është çdo ditë e më i rrezikuar nga pushtimi i mundshëm rus, transmeton albora.ch.

Ai tregon se në Ukrainë punon për një kompani të huaj, andaj ndodhet ende atje por se aktualisht, situata në qytet është e qetë.

Marketing

“Nuk është parë ndonjë lëvizje masive e njerëzve. Unë po mendoj të largohem në ditët në vijim”, thotë ai, ndërsa tregon se ka komunikuar dhe me shqiptarë të tjerë që jetojnë në Ukrainë, por ndodhen jashtë zonës së rrezikut./albora.ch/

VIDEO

Marketing