Quhet Leonardo Kryeziu këngëtari shqiptar që befasoi me performancën e tij jurinë e “The voice of Germany”, një nga anëtarët e së cilës kaq shumë e ka pëlqyer intepretimin e të riut, sa është ngjitur në skenë të këndojë me të. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Leonardo tregoi emocionet e këtij momenti, duke u shprehur shumë i lumtur.
“Mendova që nuk do ktheheshin. Edhe në hotel natën kam fjetur nja 2 orë, ka pasur shumë zhurmë dhe doli mirë audicioni. Ndonjëherë në jetë duhet me prit. Ndonjëherë ‘coach’ në The Voice nuk i dihet kur e shtypin, e mbajnë edhe suspancë. Kam pritur deri në fund dhe vazhdova e doli mirë”, tha ai.
Këngëtari shqiptar rrëfeu më tej dhe dëshirën e tij të pazakontë.
“Kam dëshirë të përfaqësoj Kosovën në Eurovizion. Unë nuk e di si funksionon konkurimi. Unë këndoj në anglisht, por jam fleksibël sepse këngët i shkruaj vetë. Unë shkruaj edhe në gjermanisht, edhe në shqip, por në anglisht më vijnë më lehtë”, ka qenë komenti i Leonardos.
Marketing