Me dy valixhe të mëdha plot me kanabisi. Një 19-vjeçar shqiptar u kap gjatë një kontrolli rutinë në Innkreisautobahn (A8) pranë Wels javën e kaluar, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albora.ch.

Marketing

Policia sekuestroi në makinën e tij rreth 15 kilogramë kanabis.

Korrieri i dyshuar i drogës ishte rrugës për në Gjermani me ngarkesën e tij.

Ai u arrestua dhe tani është transferuar në burgun Wels, njoftoi policia të martën.

 Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Marketing