Një histori dashurie me sacrifice i përket një shqiptari 36 vjeçar.

Marketing

Emiljano Fejzo, ka shkelur 14 herë urdhërin e dëbimit nga Italia, vetëm për t’u bashkuar me të dashurën e tij, shtetase italiane, transmeton albora.ch.

Mediat vendase raportojnë se Fejzo është dënuar nga gjykata në Reggio me 5 vite burg, teksa ai shpjegoi se të gjitha i ka bërë për të qenë pranë gruas që ai dashuronte, e cila sipas tij ka nevojë për të.

Ai i kishte premtuar se do t’a zgjidhte problemin e dokumentacionit, për të qëndruar gjithmonë në Itali.

Fejzo kishte arritur të merrte një leje qëndrimi dhe të vendosej në Sant’Ilario, në banesën e partneres së tij, megjithatë autoritetet e arrestuan në mbrëmje duke e dërguar në burg./albora.ch/

Marketing