Media italiane zbulon detaje të reja nga i vetëshpalluri “Zoti i Drogës” në Romë. Sipas shtypit italian, shqiptari Elvis Demçe, donte të vriste Tonino Lucianin dhe partneren e tij Ariosto Pasquazzi, të dy me interesa në një kompani ndërtimi, skela dhe në klubin e futbollit Cavese.

Marketing

Dhe për ta realizuar këtë, ai kishte punësuar një njeri të besuar për të blerë një antitank.

La Repubblica, shkruan se biznesmeni dhe partnerja e tij ishin vënë në shënjestër, ose do rrëmbeheshin ose do qëlloheshin në shtëpinë e tyre, transmeton albora.ch.

Siç shkruan gazeta në të njëjtin shkrim, muajin pasardhës “Demçe e njofton Bastianellin për ngarkesën e armëve që ka kryer nga furnitorët kalabrezë dhe shton se nesër do të mbërrijnë dhe do të jenë në dispozicion të grupit”.

Ndër armët e pranishme në fotot që shkëmbejnë janë M16, Ak47, pistoleta dhe bazuka për t’u përdorur kundër shtëpisë së Luçianit./albora.ch/

Marketing