Agjentët e Policisë Kufitare të aeroportit Valerio Catullo kanë ndaluar një shqiptar për falsifikim pasaporte, por verifikimi çoi në zbulimin e akuzave të mëhershme ndaj tij.

Marketing

Sipas medias italiane, gjatë kontrolleve sistematike që kryhen çdo ditë për të gjithë pasagjerët që mbërrijnë dhe nisen nga aeroporti i Veronës, policia kufitare ka ndaluar pasagjer nga Shqipëria, i cili ka paraqitur një pasaportë të falsifikuar.

Punonjësit e policisë kanë verifikuar vërtetësinë e pasaportës dhe kanë zbuluar se jo vetëm që ajo ishte e falsifikuar, por personi ishte i shpallur në kërkim prej rreth një muaji, transmeton albora.ch.

Mediat italiane raportuan se ndaj shqiptarit ishte nxjerrë një urdhër arresti në Trentino, me akuzën për shitje të lëndëve të ndryshme narkotike./albora.ch/

Marketing