Një 30-vjeçar nga Kosova, Bindi Agolli, u arrestua në pikën kufitare të Muriqanit, pasi pas kontrollit të dokumenteve, rezultoi se ishte një person që i ishte arratisur drejtësisë në Suedi. Mbi këtë person të shpallur në kërkim rëndonin katër akuza: mashtrim, rrëmbim, vjedhje, drogë.

Marketing

Policia Kufitare shqitare ka shtuar kontrollet në pikat kufitare për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, transmeton albora.ch.

Dhe në pikën kufitare të Muriqanit u arrestua, me qëllim ekstradimi drejt Suedisë,  Bindi Agolli , 30 vjeç,  banues në Kosovë.

Policia tha se Agolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Jonkoping në Suedi, me vendimin e datës 29 prill 2021, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 4 muaj burgim për veprat penale: “Mashtrimi”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Suedisë.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimi në shtetin suedez./albora.ch/

Marketing