Çdo ditë e më shumë shqiptarët që po jetojnë jashtë vendit po arrijnë që të bëjnë emër me punën e kontributin e tyre në vendet ku jetojnë.

Marketing

I tillë është edhe rasti i  Erduan Esatit, i cili është shqiptarë nga Maqedonia që jeton në Norvegji.

Ai së fundi në këtë shtet ka marr një çmim të rëndësishëm në karrierën e tij.

Erduani ka shkuar në këtë shtet vetëm 4 muaj. Ai në një prononcim për Albora.ch ka treguar që prindërit e tij kanë migruar në Norvegji në i vitin 1987.

No description available.
Erduan Esati

“Prind kanë ardhur në Norvegji në vitin 1987, unë isha 4 muaj.  Jam qenë i vogël dhe nuk mbaj mend, po me siguri për prind ka qenë vështirë me ardhur me një vend pa e njohur kërkon”.

Erduani e ka mirëpritur shumë çmimin që e ka marr, duke thënë se kur puna e tij vlerësohet, ai ndihet i kënaqur.

“Po është e saktë, unë e kam marr çmimin për muratorin më të sjellshëm në Norvegji. E vlerësoj shumë, dhe jam shumë falënderues për të gjithë që më kanë përkrahur dhe nominuar. Puna që e bëj në përditshmëri vlerësohet, dhe për mua është kënaqësi kur vlerësohet”, ka thënë ai.

No description available.
Erduan Esati

Po ashtu, ai ka treguar se si ka ardhur deri tek nominimi.

“Fillimisht, kjo është një garë që mbahet për 6 vite me radhë, dhe në këtë vit më kanë nominuar fillimisht motra, por më kanë nominuar edhe tjerët që mendojnë që e meritojë këtë çmim”.

Erduani ka thënë se ky çmim ndahet nga ministria e Arsimit në Noregji, kurse ka treguar se nuk ka qenë shqiptari i vetëm në këtë garë.

“Është një kënaqësi e madhe me pa kur shqiptarët arrijnë sukses, dhe në këtë garë kemi qenë tre shqiptarë.

Populli shqiptar janë dhe kanë qenë gjithë punëtorë dhe është kënaqësi tua shohësh suksesin”, ka theksuar ai, kur u pyet nga Albora se çfarë do të thotë për një shqiptar kur arrin sukses në një vend të huaj.

Përveç tjerash, ai ka treguar se së bashku më të ka edhe shqiptarë të tjerë që punojnë.

“ Në firmën tonë jemi 70 punëtorë, nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Normalisht që ndihemi krenar kur mundemi me ofruar vende punës të sigurt, dhe se bashku të arrijmë sukses”, ka thënë ai.

May be an image of 13 people, people standing and indoor
Momente gjate ndarjes se çmimeve

Më tej, ai ka treguar se cili është qëllimi i tij, duke shtuar se ai ndihmon këdo që ka nevojë.

“Të gjithë duhet të marrin një rrogë të mirë dhe të gjithë duhet të jenë të lumtur. Jam i motivuar çdo ditë kur ne si ekip edhe një herë kemi bërë një punë të mirë dhe klientët janë të kënaqur. Unë gjithmonë sigurohem që të kem një marrëdhënie të hapur dhe të ndershme me klientin dhe nuk jam i kënaqur me një punë derisa klienti të jetë i kënaqur. Komunikimi i mirë gjatë gjithë kohës është i rëndësishëm. Ata duhet të jenë në gjendje të më besojnë mua dhe të dinë se misioni është në duart më të mira. Unë ndihmoj këdo që ka nevojë dhe jam gati gjatë gjithë kohës”, ka deklaruar ai.

Punëtori më i sjellshëm i Norvegjisë ka treguar se disa nga personat që ka punësuar kanë qënë të varur nga droga.

“Shpërblimi është aq i madh kur ata tregojnë interes, mësojnë dhe përfundimisht bëhen punëtorë të aftë. Unë personalisht kujdesem për të gjithë ata. Jam i lumtur jo vetëm që jam shef, por edhe shok dhe pak psikolog. Shumica e njerëzve gjejnë kuptim të ri në jetën e përditshme, janë mirënjohës dhe punojnë shumë. Ndër të tjera, këtu kemi pasur të varur nga droga që kanë qenë pa shpresë, por që falë një pune të qëndrueshme, pagave të mira dhe ndjekjes së afërt, dalin nga droga dhe marrin një jetë të re dhe shumë më të mirë. Më bën përshtypje të madhe dhe është gjëja më domethënëse që bëj”, ka thënë ai.

Erduani ka treguar se motivimi i tij më i madh është kur i ndihmon të rinjtë.

“Ndoshta motivimi im më i madh është kur u jap të rinjve që janë në vështirësi në jetë një shans të dytë duke ardhur dhe punuar për mua. Unë u jap atyre një mundësi unike në atë që ata të kenë një fillim të ri në një jetë të vështirë”, ka theksuar Esati.

Erduani është pyetur nga Albora se a është ndje ndonjëherë jo i dashur në Norvegji nga popullata atje dhe se a ka pasur ndonjë raste të racizmin, ai e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se “asnjëherë nuk i ka ndodhë një gjë e tillë”.

Gjithashtu, ai është pyetur nga Albora se a ka menduar që të ktheheni në vendlindje.

“Po, normalisht dëshira është, a do të realizohet nuk e dimë”, ka thënë Esati.

kategorivinnere, norges hyggeligste håndverker
Pas ndarjes se çmimeve

Albora.ch

Marketing