Një 35-vjeçar është arrestuar disa ditë më parë nga agjentët e sigurimit të qytetarëve të Gardës Civile të qytetit të Roquetas de Mar (Almeria) në Spanjë, pasi kryente aktivitete të dyshimta në rrugët publike.

Marketing

Anëtarët e patrullës i gjetën një armë stilolaps të kalibrit 22 mm të punuar me dorë, si dhe verifikuan se ai ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare për terrorizëm.

Madje në momentin që është arrestuar, shqiptari ka kërcënuar agjentët me vdekje.

I arrestuari mësohet se ka qenë aktiv në rrjetet sociale nga ku ka nisur thirrjet për kryerjen e akteve terroriste.

Nga hetimet paraprake për aktivitetin e tij postimet e tij në platformat sociale konfirmojnë përkatësinë e tij pasi përmendte, figurën e kamikazit, të lartësuar nga organizatat terroriste.

35-vjeçari doli para drejtësisë të enjten që kaloi, ndërsa pritet që të jepet edhe dënimi

Marketing