Dy shqiptarë kanë plaçkitur banesën e ish-futbollistit të njohur italian Gianni Rivera.

Marketing

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Romë, ku dy shqiptarët arritën të hynë në dhomën e blinduar me 6 dyer të Riveras, aty ku mbante të gjithë trofetë që ka fituar gjatë karrierës së tij.

Gjatë vjedhjes, shqiptarët shkaktuan zjarr, pas së cilit u detyruan të ikin duke arritur të marrin një trofe, një pllakë të Milan, fanellën origjinale të Ibrahimovic dhe mbi 6000 euro, transmeton albora.ch.

Megjithatë policia arriti të arrestojë dy shqiptarët pak kohë pas grabitjes. E përballë provave, të dy shqiptarët mohuan, duke thënë se kishin marrë një çantë doreza me kujtime nga një mik, por ata nuk e dinin se çfarë përmbante.

Por për ta prokurori kërkoi masën e paraburgimit. Sipas asaj që është parë nga një dëshmitar, me dy shqiptarët ka qenë edhe një person tjetër./albora.ch/

Marketing