Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ne një ndërtesë në Athinë.

Marketing

Mediet greke kanë publikuar pamjet nga momenti. “Pamjet nga shpërthimi i fuqishëm pranë bulevardit “Syggrou” që alarmoi kryeqytetasit të kujtojnë skena lufte,” raporton protothema, përcjellë albora.ch.

Sipas vlerësimeve fillestare raportohet se shkaku i shpërthimit kishte qenë rrjedhja e gazit në godinë.

Një 78-vjeçar është plagosur nga shpërthimi, i cili është transportuar në spital, duke ju nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi ka marrë lëndime në gjymtyrët e sipërm dhe të poshtëm.

Hetimet po vazhdojnë për të dhënë më shumë detaje rreth kësaj ngjarje që tronditi qytetin./albora.ch/

Marketing