shqiptar në Itali është arrestuar pasi u zbulua se brenda një karikuesi ai kishte fshehur 10 qese të vogla me kokainë.

Marketing

Ai u arrestua nga Policia e Riminit në orët e para të 3 nëntorit dhe akuzohet për veprën penale të trafikimit të drogës. Ai lëvizte gjatë natës me biçikletë në pedonalen e Miramares, dhe takohej vazhdimisht me disa persona, të cilëve dyshohej se u ka shitur lëndë narkotike.

Policët, pasi e identifikuan, vendosën ta kontrollonin. Shqiptari nxori vullnetarisht një celular dhe një karikues nga xhaketa e tij, ku brenda të cilit ishin fshehur dhjetë mbështjellës plastikë me kokainë. Gjithashtu, ai nxori nga xhepi i xhaketës një tjetër mbështjellës plastik, po me kokainë. Gjatë kontrollit, në celular dolën biseda të ndryshme që çuan në përfundimin se shqiptari ishte i përfshirë në trafikun e të drogës.

Marketing