Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e së martës në Goldach SG, ku një 31-vjeçar që po drejtonte veturën e tipit Audi, u përplas për një peme.

Marketing

Shoferi nuk kishte patent shofer dhe ishte i paaftë për të drejtuar veturën, duke bërë kështu që të humbte kontrollin e veturës së tij në një kthesë në të djathtë në Neumühlestrasse, raporton Blick – transmeton Albora.ch.

Fillimisht ai kishte goditur një trotuar, e më pas u përplas me një skaj të livadhit.
31-vjeçari hyri me veturë në një shteg të ngushtë i cili është i qasshëm vetëm për këmëbsorët dhe çiklistët.

Aksidenti ka të ngjarë t’i kushtojë shtrenjtë shoferit pasi që dëmtimi i automjetit është i konsiderueshëm.

Vlerësohet në disa dhjetëra mijëra franga.

Përveç kësaj, ai kishte hipur në makinën e tij pa patentë shofer dhe nuk ishte në gjendje të drejtonte makinën.

Marketing