Një mashtrim gjigant me vlerë 20 milionë euro është zbuluar nga Gurdia di Finanza në Torino.

Marketing

Rreth 700 mijë këpucë të kaluara si “Made in Italy” nga një kompani e njohur italiane  ishin gati të dilnin në shitje deri në 200 euro për palë, por prodhimi ishte kinez, rumun dhe shqiptar.

Nga kontrollet e kryera në doganë rezultoi se mallrat e importuara në fakt ishin të etiketuara si italiane, por në realitet prodhoheshin dhe paketoheshin diku tjetër me çmim të ulët.

Ato ruheshin në një magazinë në Torino dhe një tjetër gjigante në Treviso.

Gjatë kontrolleve në magazina, uniformat jeshile gjetën mijëra këpucë gati për shitje në të gjithë Italinë.

Një biznesmen italian, i cili do të duhet të përgjigjet për mashtrim është denoncuar në prokurorinë e Torinos.

Operacioni filloi javët e fundit kur në disa qendra tregtare të kryeqytetit piemontez të tregtisë me pakicë, u identifikuan aksesorë veshjesh që mbanin produkte në rafte të cilat rezultuan se ishin krejtësisht të rreme pasi prodhoheshin në vende si Shqipëria, Kina dhe Rumania.

Marketing