Agjentët e BTA Annecy-Seynod kanë arrestuar një shtetas shqiptar të përfshirë në shitjen e heroinës dhe kokainës disa ditë më parë.

Marketing

Sipas medieve të huaja më 14 tetor, agjentët morën informacione nga një person anonim, se një shtetas me kombësi shqiptare ishte përfshirë në shitjen e heroinës dhe kokainës në pyllin Route du Crévion në Chavanod.

Të shtunën më 15 tetor 2022, gjatë një operacioni u bë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shqiptarit.

Gjatë kontrollit iu gjetën 590 euro para cash, 24 qese me nga 87 gramë heroinë dhe 30 qese me nga 67 gramë kokainë. Pas hetimeve është përllogaritur se ai ka pasur rreth 20 klientë në ditë dhe për rreth 1 muaj ka qarkulluar rreth 30 mijë euro.

Më 17 tetor ai doli para Gjykatës dhe u dënua me 18 muaj burg shoqëruar me një ndalim të përhershëm nga territori francez.

Në përfundim të dënimit, ai do t’i nënshtrohet masës së dëbimit.

Marketing