Jens Stoltenberg ka arritur në kryeqytetin ukrainas.

Marketing

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në Kiev.

Ai u pa sot në mëngjes duke bërë homazhe për mbrojtësit e rënë ukrainas.

Vizita e tij vjen në kohën e zgjerimit të fundit të organizatës, e cila ka mirëpritur së fundmi Finlandën ndërsa pret që Suedia t’i bashkohet në të ardhmen e afërt.

Norvegjezi pritet ta takojë gjatë ditës së sotme presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndryshe, NATO ka bërë të ditur në shumë raste se nuk do të bëhet palë e luftës në Ukrainës, por do ta ndihmojë ushtrinë ukrainase në forma të ndryshme gjatë gjithë kohës sa zgjat pushtimi rus.

Marketing