Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar sot se tërheqja e trupave ruse nuk është e vërtetë siç pohon Moska zyrtare, duke paralajmëruar kështu se sulmet në Ukrainë do të vazhdojnë.

Marketing

“Ajo që ne shohim nuk është një tërheqje e vërtetë. Por ne shohim se Rusia po ripozicionon trupat e saj dhe ata po i marrin disa prej tyre për t’i riarmatosur, për t’i përforcuar, për t’i rifurnizuar. Ne nuk duhet të jemi në një farë mënyre shumë optimistë sepse sulmet do të vazhdojnë”, tha Stoltenberg për CNN, pas raporteve nga qeveria ukrainase se i gjithë rajoni i Kievit ishte “çliruar” nga forcat ruse.

“Irpin, Bucha, Gostomel dhe i gjithë rajoni i Kievit u çliruan nga pushtuesi”, tha zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Maliar në një postim në Facebook.

CNN nuk ka konfirmuar se i gjithë rajoni i Kievit është pastruar nga trupat ruse, por ushtria ukrainase ditët e fundit ka rimarrë kontrollin e periferive përreth kryeqytetit, të cilat kanë mbetur nën kontrollin e qeverisë.

“NATO është gjithashtu e shqetësuar për sulmet e mundshme në rritje veçanërisht në jug dhe në lindje. Pra, kjo nuk është një tërheqje e vërtetë, por më shumë një ndryshim në strategjinë e brendshme. Përqendrimi më shumë në jug dhe lindje,” tha Stoltenberg./albora.ch/

Marketing