Eksportet drejt Shteteve të Bashkuara janë trefishuar gjatë 20 viteve të fundit, duke arritur në 47 miliardë CHF (50.4 miliardë dollarë) në vitin 2021. Kjo e bën atë tregun më të rëndësishëm pë Zvicrën.

Marketing

Tregtia e jashtme midis SHBA-së dhe Zvicrës po lulëzon. Midis 2001 dhe 2021 eksportet në SHBA u rritën mesatarisht me 6.3% në vit, sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë, transmeton sëissinfo.ch. Kjo është tre herë më shumë aktivitet se sa me partnerët e tjerë kryesorë tregtarë të Zvicrës: Gjermania dhe Italia me rritje vjetore prej 2.1%, respektivisht 2%.

Me këtë, SHBA-të e largojnë Gjermaninë nga vendi i saj si tregu më i rëndësishëm i eksportit zviceran për herë të parë në 70 vjet.

Eksportet në SHBA u nxitën kryesisht nga industria kimike dhe farmaceutike, e cila gjatë 20 viteve të fundit ka parë rritje të eksporteve nga 4.3 miliardë CHF në 30.1 miliardë CHF. Pjesa e produkteve farmaceutike në totalin e eksporteve u dyfishua në 64% të totalit.
Mesatarisht, eksportet e industrisë në SHBA u rritën me 10% në vit – dy herë më shumë se në pjesën tjetër të botës.

Dërgesat e makinerive dhe pajisjeve elektronike mbetën relativisht të qëndrueshme, por pjesa e saj në totalin e eksporteve ra nga 28% në 8%. Eksportet e instrumenteve dhe orëve precize u rritën gjatë dy dekadave të fundit, por gjithashtu përbënin një pjesë më të vogël të totalit. Ushqimet, pijet dhe duhani shënuan rritjen më të fortë vjetore prej 11.5% mesatarisht.
Aktualisht nuk ka një marrëveshje formale të tregtisë së lirë ndërmjet SHBA-së dhe Zvicrës. Megjithatë, është folur për nënshkrimin e një të tille gjatë viteve të fundit. Shtatorin e kaluar, ish-zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence foli në favor të një marrëveshjeje të tregtisë së lirë midis vendeve në një fjalim në Forumin Ekonomic Zviceran.

Marketing