Administrata e Joe Biden do të shpërndajë 400 milionë maska ​​​​N95 falas duke filluar  nga java e ardhshme, sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, si një tjetër përpjekje e Uashingtonit për të trajtuar pandeminë Covid-19.

Marketing

Maskat do të dorëzohen këtë javë në farmaci dhe qendra shëndetësore të komunitetit, raporton Reuters.

Vendimi erdhi pasi qeveria Biden është kritikuar se nuk ka bërë mjaftueshëm për të promovuar përdorimin e maskave dhe testeve diagnostike, pas përhapjes së Omicron në Shtetet e Bashkuara.

Maskat N95 konsiderohen veçanërisht efektive në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Javën e kaluar, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve këshilluan amerikanët të mbajnë maska./albora.ch/

Marketing