Ky takim mes dy vendeve vjen përderisa janë shtuar shqetësimet se Kina mund të ndihmojë Rusinë që t’iu shmanget ndëshkimeve nga sanksionet ekonomike.

Marketing

“Bisedat mes Jake Sullivan dhe Yang Jiechi do të përqendrohen në përpjekjet për të menaxhuar konkurrencën mes dy vendeve tona dhe të diskutojnë për ndikimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës në sigurinë rajonale dhe globale”, tha Emily Horne nga Shtëpia e Bardhë.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë e ka akuzuar Pekinin për përhapjen e pretendimeve të rreme ruse se Ukraina po drejtonte laboratorë të armëve kimike dhe biologjike në bashkëpunim me SHBA-të.

Zyrtarët thanë se Kina po përpiqej të siguronte mbulim për një sulm të mundshëm me armë biologjike ose kimike ndaj ukrainasve nga ushtria ruse./albora.ch/

Marketing