Mediat turke kanë publikuar pamjet nga disa vende publike në momentin kur një tërmet me magnitudë 4.8 goditi qytetin e Bolu në Turqi, duke shkaktuar panik mes banorëve, të cilët ende nuk kanë kapërdirë tragjedinë e ndodhur në 6 shkurt të këtij viti, ku humbën jetën rreth 55 mijë persona.

Marketing

Në pamjet e pasqyruara në kamerën e sigurisë që ndodhet në “Avenue 4”, duken qytetarët, të cilët kanë ndjerë tërmetin dhe shihen duke dalë me vrap të frikësuar, ndërsa shihet edhe se sa të forta janë lëkundjet.

Ndërkohë, të tjera pamje janë shpërndarë në mediat turke ku duken disa njerëz duke darkuar në një prej restoranteve të zonës, të cilët dalin të panikosur në momentin kur nisin lëkundjet.

Marketing