Senati amerikan ka miratuar një ligj që ndalon punonjësit e institucioneve federale të përdorin aplikacionin Tik-Tok në telefonat zyrtarë. Në fillim të kësaj jave, Tik Tok u ndalua në telefonat zyrtarë në shtetet e Dakotës së Veriut dhe Iowa, Alabama dhe Utah. Ndësa Teksasi, Maryland dhe Dakota e Jugut kanë shpallur ndalime, raporton Reuters.

Marketing

Në gusht 2020, Senati miratoi një projektligj që ndalon përdorimin e këtyre aplikacioneve në telefonat në pronësi të qeverisë.

Shërbimi i shtypit i Bytedance, i cili zotëron Tik-Tok, ka shprehur shqetësimin e tij për rregulloret e reja të administratës amerikane, për të cilat ata pretendojnë se bazohen në dezinformata dhe se janë të gatshëm të takohen me ligjvënësit amerikanë për të diskutuar hapur për operacionet e kompanisë.

“Ne jemi të zhgënjyer që kaq shumë vende janë bashkuar në miratimin e ligjeve bazuar në thashethemet e pabaza për Tik-Tok, që nuk do të avancojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në deklaratë.

Ligji i ri është masa e fundit e përfaqësuesve të SHBA-së në trajtimin e kompanive kineze dhe për shkak të frikës se Pekini mund të përdorë aplikacionet e tyre për të spiunuar qytetarët amerikanë, sipas Reuters.

Marketing