8.3 milionë euro kanë shpenzuar mërgimtarët për polica kufitare gjatë vitit 2021.

Marketing

Kështu thuhet në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e Byrosë Kosovare të Sigurimit për albora.ch.

“Gjatë vitit 2021 të hyrat totale të BKS-së kanë qenë rreth 8,3 milionë euro”.

“Në bazë të ligjeve të aplikueshme në vendin tonë çdo automjet që hynë duhet të ketë policë sigurimi. Problemi qëndron te shtetet të cilat nuk e përfshijnë territorin e Kosovës në policën e tyre”.

Megjithatë, Kosova ende nuk është anëtare në Kartonin e Gjelbër, e si pengesë sipas BKS-së mbetet mosanëtarësimi i Kosovës në OKB.

“Byroja Kosovare e Sigurimit është duke u angazhuar në vazhdimësi për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër, por siç edhe e dini, mos anëtarësimi i Kosovës në OKB përben problemin kryesor. Si do që të jetë ne jemi duke shikuar mundësi tjera për ta arritur këtë qëllim”.

Marrëveshja e nënshkruar në mes të Qeverisë së Kosovës, Bankës Qendrore dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit ka skaduar me 31 dhjetor të këtij viti, por që Qeveria këtë të mërkure të 26 janarit ka vendosur të vazhdojë mbulimin e polisave kufitare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhje bëri të ditur se propozim vendimi për mbulimin e polisave kufitare për bashkatdhetarët u miratua deri më 31 dhjetor 2022.

Por, në BKS thonë se gjatë kësaj kohe janë dëmtuar dy herë financiarisht.

“Në radhe të parë policat e subvencionuara nga Qeveria kanë qenë me zbritje të çmimit prej 35 %, deri sa problemi dy qëndron se një pjesë e konsiderueshme e policave nuk janë kompensuar deri më tash, pasi që gjatë fluksit të madh të verës, Policia e Kosovës disa automjete fare nuk i ra regjistruar në sistem. Ne kemi  kërkuar që të behët verifikimi dhe mjetet të na kompensohen”, thuhet në përgjigjen e BKS-së për albora.ch.

Marketing