Këngëtarja Dua Lipa, e ka konfirmuar lajmin se është duke punuar në albumin e saj të ardhshëm.

Marketing

Ajo i ka paralajmëruar fansat se do të ngelin të befasuar kur t’i dëgjojnë këngët e reja të pop këngëtares.

“Kam shkruar shumë tekste këngësh”, ka treguar Lipa në fillim të javës për gazetën, “The Wall Street Journal.

Edhe pse la të nënkuptohet se albumi, që do të jetë i treti me radhë për këngëtaren, është ende në hapat e parë të realizimit dhe nuk po ngutet në finalizimin e tij, Dua tregoi se projekti tashmë ka filluar të marrë formë dhe shumica e këngëve janë incizuar.

“Albumi e ka një vizion të caktuar. Thjeshtë ka qenë argëtuese të eksperimentoja me këtë incizim. Unë gjithmonë do të bëjë muzikë pop, por këngët e reja e kanë një tingull më unik, gjë që është tejet emocionuese për mua dhe duket se është diçka krejt ndryshe nga albumi i kaluar”, ka deklaruar tutje këngëtarja.

Lipa bëri shaka duke thënë se, pavarësisht faktit që ndryshimi i stileve të muzikës ndërmjet lansimit të secilit album është i rëndësishëm, muzika e saj e ardhshme ka gjasa t’i largojë fansat e ri të cilët i ka fituar me projektin “Future Nostalgia”.

“Të jem e sinqertë, ky incizim me siguri nuk është ajo çfarë adhuruesit e mi duan të dëgjojnë”, përfundoi Lipa./albora.ch/

Marketing