Bie Mariupoli. Gjenerali Igor Konashenkov, zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes deklaroi se ‘Mariupoli është tashmë i yni’.
Në dy ditët e mëparshëm, pjesa më e madhe e 2 mijë ushtarëve ukrainas që ndodheshin në kushte të dëshpëruara iu ishin dorëzuar ushtarakëve rusë.
Koloneli Denis Prokopenko kishte marrë urdhër evakuimi nga vetë shtabi qendror i Kievit, për të shmangur një gjakderdhje tashmë të kotë, nga momenti që rusët dhe separatistët e Donbasit kanë pushtuar qytetin.
Rreth orës 19:22 një nga liderët e rezistencës, komandanti i brigadës së 36-të marinsave ukrainas Sergei Volynsky doli i pari nga Azovstal, së bashku me qindra ushtarë të plagosur dhe të kequshqyer.
Në total ishin 531 ushtarakët që lanë kompleksin, ku i fundit ishte pikërisht komandanti Prokopenko.