Forcat ruse do të ndalojnë të shtënat nga ora 10 e mëngjesit, me orën lokale të Moskës, të mërkurën, dhe janë të gatshme të ofrojnë korridore humanitare në mënyrë që njerëzit të mund të largohen nga Kievi dhe katër qytete të tjera, citoi agjencia e lajmeve Tass, të martën, një zyrtar të lartë rus.

Marketing

Informacioni për korridoret nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol do t’i dërgohet zëvendëskryeministres ukrainase Iryna Vereshchuk, tha Mikhail Mizintsev, kreu i Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare Ruse.

Vereshchuk tha, të martën, se autoritetet nuk kishin mundur të evakuonin civilët nga Mariupol.

“Duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës humanitare … dhe për të garantuar sigurinë e civilëve dhe qytetarëve të huaj, Rusia do të respektojë një armëpushim nga ora 10 e mëngjesit me kohën e Moskës më 9 mars dhe është e gatshme të sigurojë korridore humanitare”, citoi Tass zyrtarin rus.

Mizintsev tha se autoritetet ukrainase kishin miratuar vetëm një rrugë evakuimi të civilëve nga zonat e prekura nga luftimet nga 10 që ishin propozuar, duke përfshirë pesë drejt territorit të kontrolluar nga Kievi./albora.ch/

Marketing