Sipas burimeve diplomatike të prestigjiozes Financial Times, palët kanë filluar bisedimet paraprake, dhe duket se Moska po cedon mbi disa pika që ishin në thelbin që justifikoi sulmin ndaj Ukrainës.

Marketing

Pika e parë nga e cila Kremlini mund të tërhiqet është ajo e “denazifikimit” të territorit, term i përgjithshëm dhe që në fakt justifikonte operacione ushtarake në të gjithë territorin e kontrolluar nga Kievi.

Tërheqja diplomatike mbi këtë pikë duket paralele me tërheqjen ushtarake nga disa fronte të sulmit, si ai perëndimor, por edhe ai rreth kryeqytetit, për t’u përqendruar në frontin lindor, të Donbasit dhe të brigjeve në detin Azov.

Nga ana tjetër, burimet e Financial Times shtojnë se ka një derë të hapur edhe për mundësinë e një kandidimi të Ukrainës në Bashkimin Europian, me kusht që vendi të shpallet neutral dhe me kapacitet ushtarak të kufizuar, si dhe të garantojë se nuk do të hyjë në NATO dhe të mirëpresë baza ushtarake të huaja në territorin e saj.

Kjo pikë është më e rëndësishmja nga pikëpamja strategjike, dhe çelësi për përfundimin e konfliktit që ka përgjakur Ukrainën prej më shumë se një muaji.

Nga ana tjetër, Putin mund të “shiste” si fitore neutralizimin e rrezikut ukrainas, largimin e NATO-s nga ajo zonë strategjike dhe të paktën zyrtarizimin e aneksimit të Krimesë.

Këtu qëndrojnë edhe pikëpyetjet më të mëdha mbi këtë hapje të mundshme të Kremlinit. Hapja ndaj anëtarësimit të Kievit mund të nënkuptojë edhe ekzistencën e një Ukraine perëndimore, që rusët nuk kontrollojnë dot, ndërkohë që pjesa lindore, në veçanti Donbasi si dhe pjesët lindore tashmë në dore ruse, mund të aneksoheshin ne Federatën ruse ose të shërbenin si zonë e ndërmjetme midis dy shteteve./albora.ch/

Marketing