Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov paralajmëroi Shtetet e Bashkuara për pasojat e mundshme të transferimit të armëve në Ukrainë, duke thënë se autokolonat me armë të huaja do të ishin “shënjestra legjitime”.

Ryabkov i bëri këto komente në kanalin shtetëror, Channel One, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, raporton CNN.

“Ne paralajmëruam Shtetet e Bashkuara se furnizimi i Ukrainës me armë nga një numër vendesh në formë orkestrimi prej tyre nuk është vetëm një lëvizje e rrezikshme, por këto janë veprime që i kthejnë autokolonat përkatëse në objektiva legjitime”, shtoi ai.

Ryabkov pretendoi se SHBA-ja nuk i ka marrë seriozisht paralajmërimet e Rusisë./albora.ch/

Marketing
Marketing