Rusia ka hedhur poshtë spekulimet se do të shpallë zyrtarisht luftë në Ukrainë në 9 maj.

Marketing

Moska deri më tani ka mohuar se është në luftë, dhe pushtimit rus në Ukrainë i referohet si “operacion special ushtarak”.

Por zyrtarët perëndimorë kanë spekuluar se presidenti Vladimir Putin mund të përdorë Paradën e Fitores së 9 majit për të shpallur një përshkallëzim të aksionit ushtarak.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, megjithatë, tha se thashethemet nuk kishin të vërteta “fare”.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace tha javën e kaluar se parada e Moskës, që përkujton disfatën e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, mund të përdoret për të nxitur mbështetjen për një mobilizim masiv të trupave dhe për shtyrjen e përtërirë në Ukrainë.

Zyrtarët rusë i referohen pushtimit vetëm si një “operacion ushtarak special” për të “çmilitarizuar” ose “de-nazizuar” vendin./albora.ch/

Marketing