Pas sanksioneve të vendosura nga Zvicra, Rusia ka ndaluar hyrjen e avionëve të regjistruar në Zvicër në hapësirën e saj ajrore.

Kështu bëri të ditur autoriteti federal i aviacionit të vendit, Rosaviatsiya, sot përmes  një deklarate.

Marketing

Në mesin e sanksioneve zvicerane, Zvicra do të hiqte dorë nga angazhimi i saj ndaj “neutralitetit zviceran” në favor të miratimit të sanksioneve kundër Rusisë, tha të hënën presidenti zviceran Ignazio Cassis, duke shtuar se masat e Bernës do të jenë në përputhje me ato të miratuara tashmë nga Bashkimi Evropian.

Kujtojmë se sanksionet përfshijnë mbylljen e hapësirës ajrore zvicerane për të gjitha fluturimet nga Rusia, duke përfshirë avionët privatë, me përjashtim të fluturimeve humanitare, fluturimeve kërkimore dhe situatave emergjente./albora.ch/

Marketing