Rusia ka thënë se do të dëbojë një numër të diplomatëve amerikanë, si shenjë hakmarrjeje, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të dëbuar 12 diplomatë rusë.

Marketing

Uashingtoni ka thënë muajin e kaluar se do të dëbojë diplomatët rusë nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, dhe më vonë ka bërë të ditur se do të dëbojë edhe një rus shtesë, për të cilin autoritetet amerikane kanë pretenduar se është spiun.

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit ka konfirmuar se ka marrë listën e diplomatëve që janë shpallur “të padëshiruar” në Rusi, transmeton albora.ch.

Ende nuk dihet sa dhe kur diplomatët do të dëbohen nga Rusia.Rusia ka thënë se do të dëbojë një numër të diplomatëve amerikanë, si shenjë hakmarrjeje, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të dëbuar 12 diplomatë rusë.

Uashingtoni ka thënë muajin e kaluar se do të dëbojë diplomatët rusë nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, dhe më vonë ka bërë të ditur se do të dëbojë edhe një rus shtesë, për të cilin autoritetet amerikane kanë pretenduar se është spiun.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. /albora.ch/

Marketing