Përfaqësuesja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit ku po mbahet seanca për Kosovën ka folur me shqetësim për ambiciet e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, për të cilat tha se Prishtina po kërkon integrim të përshpejtuar në NATO, për të kërkuar zbarkimin e një baze ushtarake në rajon.

Marketing

 “Jemi shumë të alarmuar nga përpjekjet e vazhdueshme që nga shkurti ku kryeministri dhe rrjeti i tij që ta minojë situatën në rajon, duke e përshkallëzuar retorikën anti serbe dhe duke e ftuar perëndimin qe ta marrë Kosovën nën mbrojtjen e saj dhe ta mbrojë nga kërcënimet e pretenduara që qëndrojnë mbi të.

Tutje ajo shtoi se në këto kohë, Brukseli e as Uashingtoni nuk janë në pozitë që të ushtrojnë ndikim mbi Prishtinën.

“Në këtë kohë, as Brukseli e as Uashingtoni nuk janë në pozitë që të ushtrojnë ndikim domethënës mbi Prishtinën, bile edhe kritikat e ashprave ndaj Kosovës për dështimin e tyre që të jenë në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut që së fundi I kanë zbatuar, edhe kjo nuk ka sjell kurrfarë rezultati dhe qartazi kësi lloj vrojtime janë të pamjaftueshme” tha ajo, sipas përkthimit të transmetuesit publik.

Përfaqësuesja e Rusisë tha se pozita e Rusisë mbetet e pandryshuar, ku baza për zgjedhjen e Kosovës dhe Serbisë mbetet në rezolutën 1244./albora.ch/

Marketing