Në Florida po vazhdojnë përpjekjet për kërkimin dhe shpëtimin e personave pasi ka kaluar uragani Ian, i cili bëri dëme të mëdha.

Marketing

Raportohet se më së paku 10 persona kanë vdekur shkaku i tij, kurse zyrtarët paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar se uragani Ian ishte një ndër stuhitë më vdekjeprurëse në historinë e Floridës.

Uragani tash po lëviz drejt Karolinës së Veriut dhe Jugut.

Ai shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike, ku mbetën pa rrymë rreth 2.2 milionë shtëpi dhe biznese.

Gjithashtu, edhe vërshimet ishin të ashpra saqë kanë bllokuar shumë njerëz në shtëpitë e tyre, njoftuan zyrtarët.

Marketing