Numri i kërkesave për azil në Austri po rritet sërish ndjeshëm. Rreth 31,000 aplikime u pranuan deri në fund të qershorit, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albora.ch. Kjo është një rritje prej 185 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Marketing

Në një krahasim të BE-së (për 100,000 banorë), Austria mban barrën e dytë më të madhe pas Qipros, përpara Maltës, Greqisë dhe Gjermanisë, siç raportohet nga Kancelaria Federale.

80 për qind e azilkërkuesve vijnë nëpërmjet kontrabandistëve

Sipas ekspertëve, rreth 80 për qind e azilkërkuesve vijnë në Evropë nëpërmjet kontrabandistëve. Lufta në Ukrainë e përkeqësoi situatën edhe më shumë. Krimi i organizuar përfiton nga vuajtjet e njerëzve për të fituar para. Deri më tani, Austria ka pranuar rreth 80,000 refugjatë nga Ukraina.

Libani është një nga vendet me kampet më të mëdha të refugjatëve. Krahasuar me numrin e banorëve, Libani ka pranuar më së shumti refugjatë në botë. Nuk ka numra të vlefshëm sepse jo të gjithë njerëzit ishin të regjistruar, sipas qarqeve qeveritare.

Shumë nga migrantët e parregullt lëvizin drejt Evropës dhe Austrisë. Kjo mund të nxitet më tej nga kërcënimi i urisë në Afrikë. Në lidhje me masat racionale të Programit Botëror të Ushqimit, synohet rritja e kontributit austriak në rreth 20 milionë euro në vit.

Marketing