Policia rrethoi një pjesë të stacionit të trenit Lyss në Bern dhe zonën përreth për rreth dy orë të hënën në mbrëmje, shkruan 20 minuten, përcjellë albora.ch.

Marketing

Arsyeja për këtë fillimisht nuk dihej, por ndërkohë policia ka treguar se ka pasur një operacion në lidhje me një person që kërcënonte disa persona.

Ndërkaq i dyshuari u gjet në ndërtesën e banesës së tij në Bahnhofstrasse dhe u prangos. 

Duke qenë se situata fillimisht ishte konfuze dhe duhet të supozohej se burri ishte i armatosur, policia vendosi mbylljen e zonës si masë paraprake.

Megjithatë në qarkullimin e trenave ka pasur vonesa, por qarkullimi hekurudhor ka vijuar normalisht me përjashtim të bllokimit të platformës një.

Nuk raportohet për të lënduar, derisa aksioni ka përfunduar. /albora.ch/

Marketing