Catherine Gubetini më shumë se dy dekada jeton si një shqiptare e vërtetë derisa edhe gjuhën shqipe e flet në mënyrë të jashtëzakonshme.

Marketing

Vite më parë ajo u dashurua në djalin e ëndrrave dhe pikerisht ky djali që ishte punëtor në një fshat, fati deshti të ishte shqiptar dhe për ketë zviceranja është edhe më e lumtur.

Një paraqitje e jashtëzakonshme Catherine Gubetini zviceranja që flet shqip për bukuri e kishte bërë në emisionin “Fol Shqip Show” e që mbetet një prej musafirëve më të dashur derisa edhe bashkëshorti e shoqeronte vetëm se ai qendronte mbrapa kamerave.

Një grua zvicerane e martuar më shqiptarin e Kosovës, Zeqir Gubetini na tregon më mirë se askush tjetër se sa bukur është ti përshtatesh kulturës shqiptare dhe sa e respekton Kosovën dhe familjen e saj duke u ndjerë si një shqiptare e vërtetë.

Catherine fillon rrëfimin e jetës se saj:

“Para 25 viteve u martova më një kosovar më emrin Zeqir dhe që nga ajo kohë jetoj e lumtur dhe flas e jetoj taman si një shqiptare e lindur sepse kështu edhe më pëlqen.

Jam njoftu para 30 viteve më Zeqirin dhe në kohen kur e kam parë kisha vetëm 11 vjeç dhe ai ishte 25 vjecar dhe punonte në atë kohë në fshatin tim dhe babai në atë kohë e kishte pyetur se çka po punon dhe u njoftuam” ka thenë ajo duke folur gjuhën shqipe pa asnjë gabim të vetëm.

Catherine në emisonin “Fol Shqip Show”

U martova më 12 dhjetor të vitit 1997 dhe më pas fillova e mësova gjuhën shqipe dhe vendosa ta mësoj vetë.

Catherine më Zeqirin kanë tre femijë dhe ajo lavdëron shumë jetën në Kosovë e sidomis mikëpritjen që thotë se shqiptarët e kanë të mrekullueshme. Ajo tregon detaje nga pritja e mrekullueshme që gjithemonë i bëhet në Kosovë.

Kam menduar edhe të kthehemi në Kosovë pas luftës por sigurisht se ishte e pamundur paqi që shtepinë na e djegën dhe fëmijët ishin të vegjël.

“Unë gatuaj ushqime tradicionale shqiptare sepse edhe fëmijeve ju pëlqen shumë por gatuaj edhe gjera tjera. Zvicra ka ushqime të bukura dhe janë edhe më të shendetshme andaj i gatuaj të dy llojet e ushqimeve

Dallimi në mes shqiptarëve dhe zviceranëve, Catherine thotë se të dy popujt kanë veqantitë e veta dhe kështu nuk do të kishte deshirë të ndryshonte asgjë. Ajo është e lumtur më jetën që benë dhe tregon se sa herë viziton familjen e burrit në Kosova ajo magjepset ende nga pritja që i bëhet.

Ajo zgjedh Zvicrën për të jetuar edhe pse i pelqen shumë Kosova. Thotë se Zvicra ka përparësitë e shumta sidomos në rregullin dhe sigurinë jetësore, ani pse thotë se çdo herë bashkë më bashkshortin dhe fëmijët vizitojnë Kosovën.

Zviceranja e martuar më shqiptar dhe që flet gjuhën shqipe thotë se shqipatrët kanë një dashuri të jashtëzakonshme ndërmjet vete.

“Jam shumë krenare që jetoj tash e 30 vite si shqiptare dhe jetoj më juve sepse unë më Zeqirin asnjeherë nuk kemi berë dallime mes shqiptarëve dhe zviceranëve dhe mendoj se kjo e benë edhe më bukur lidhjen tonë” ka thenë ajo.

Catherine tregon se pas një kohë kur kishin shkuar për vizitë në Kosovë kishin berë një festë atje një lloj dasme ku kishte veshur vellon por edhe veshjen kombetare të Kosovës siq shihet edhe në foto.

Catherine dhe Zeqir Gubetini në Kosovë vite më parë
Catherine dhe vajza e saj Fiona
Catherine dhe Zeqir Gubetini
Catherine dhe Zeqir Gubetini
Qifti Gubetini dhe tre fëmijë e tyre

Shikoni videon për të parë më shumë nga intervista e mrekullueshme e Catherine Gubetini:

Albora.ch

Marketing