Rreth orës 1:20 të mëngjesit të së shtunës, dy persona mbetën të lënduar në një përleshje në një lokal në Bazel, shkruan 20min. Sipas prokurorisë publike, ka pasur një debat të dhunshëm ku dy persona kanë goditur me grushta njëri tjetrin. Ata ishin të moshës 26 dhe 29-vjeç. Të lënduarit është dashur të dërgohen në urgjencë për trajtim nga mjekët.

Marketing

Një e dyshuar është arrestuar nga policia. Bëhet fjalë për një 27-vjeçare zvicerane. Autori i dytë është ende në kërkim. Ai përshkruhet si i moshës 25 deri në 30 vjeç, rreth 1.80 metra i gjatë, me lëkurë të bardhë dhe flokë të shkurtër kafe të zezë me mjekër.

Ecuria e saktë e ngjarjeve është ende duke u përcaktuar. Autoritetet po kërkojnë nga kushdo që ka informacion përkatës të kontaktojë departamentin e hetimit penal (061 267 71 11) ose stacionin më të afërt të policisë. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing