Rita Ora i befasoi fansat me lajmin e martesës së saj të fshehtë me regjistorin Taika Waititi, por ajo thotë se mbiemrin nuk ka ndërmend ta ndërrojë.
Zërat që mbështesnin këtë variant u shfaqën vitin e kaluar pas një shtimi të spekulimeve se dyshja kishte lidhur kurorë në heshtje pas rreth një viti së bashku, shkruante Metro UK. 
Taika u pa duke mbajtur unazën e fejesës në gishtin e tij të unazës, ndërsa burime anonime këmbëngulën se thashethemet ishin të vërteta. Rita ndërkohë, në një intervistë të fundit për ‘Live With Kelly and Ryan’ këtë javë sqaroi se nuk e ka marrë mbiemrin e bashkëshortit. 
“Unë ende quhem vetëm Rita Ora”, konfirmoi ajo, pasi u pyet nëse tani mbiemri i saj ka ndryshuar në “Ora-Waititi”. “Ka qenë si një vorbull, e gjithë kjo përvojë”, shtoi ajo. Këngëtarja sapo ka publikuar këngën e re “You Only Love Me” dhe është aktualisht duke e promovuar këngën në SHBA.  
Përpara se ajo vetë të konfirmonte martesën, një burim pranë dyshes pati thënë se “Taika e quante Ritën “grua “gjatë gjithë kohës dhe thoshte se do të jetë bashkëshorti i parë dhe i fundit i saj”.
Marketing