Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka kërkuar ndihmë për të mbështetur gratë e prekura nga lufta aktuale në Ukrainë.

Marketing

Ajo ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të bërë një thirrje publike në ditën e gruas, duke shpërndarë një nga postimet e UNICEF-it të Mbretërisë së Bashkuar, i cili aktualisht po mbledh fonde për të ndihmuar ukrainasit.

“Në këtë ditë ndërkombëtare të gruas, ju lutem konsiderojeni dhurimin te UNICEF UK, i cili është duke ndihmuar dhe mbështetu gratë e Ukrainës gjatë kësaj kohe shkatërruese”, shkroi Rita Ora në mbishkrimin e postimit.

Rita përndryshe prej vitesh është e përzgjedhur si ambasadore nderi e organizatës së madhe botërore, UNICEF./albora.ch/

Marketing