Katër vjet pas zjarrit shkatërrues që ndodhi në vitin 2019, në katedralen Notre-Dame de Paris, puna restauruese ka përfunduar dhe nxjerr në pah një imazh të veçantë të Kishës.

Marketing

Sipas Times, monumenti historik është në gjendjen e tij më të mirë pa “150 vjet pluhur” në mure.

Para se zjarri të shuhej, autoritetet franceze morën një shumë marramendëse prej 846 milionë euro donacione.

U zbulua se projekti ka kushtuar gjithsej 700 milionë euro deri më tani.

Rindërtimi i Katedrales u ngadalësua për shkak të pandemisë. Gjatë rindërtimit drejtuesit e projektit vunë re përmasat e papastërtive që mbulonin brendësinë e tij.

Ministri francez i Kulturës Jean-Michel Guilment e quajti “mbresëlënëse” të shohësh përsëri një statujë të bardhë.

Udhëheqësi i projektit dhe oficeri ushtarak Jean-Louis Georgelin i tha The Times se kur të hapet “do ta shihni atë siç nuk e keni parë kurrë më parë”.

Çfarë ndodhi në vitin 2019?

Zjarri katastrofik shpërtheu pasditen e 14 prillit 2019 në Katedralen Notre-Dame gjatë punimeve të restaurimit në ndërtesë.

Monumenti historik kishte pësuar shumë dëmtime në vitet e mëparshme dhe kishin filluar procedurat e restaurimit. Një re e dendur tymi i zi u ngrit mbi ndërtesë atë pasdite, ndërsa flakët u ngjitën disa metra në qiell.

Zjarrfikësit kanë luftuar me flakët për orë të tëra, por zjarri ka qenë i ngadalshëm për t’u shuar.

Ngjarja tërhoqi vëmendjen e mediave nga e gjithë bota dhe të gjithë po ndiqnin live atë që po ndodhte

Çatia e Kishës u shkatërrua dhe spiralja u shemb. Megjithatë, kambanoret kryesore dhe muret e jashtme u shpëtuan nga shembja.

Shkaku i zjarrit është ende i paqartë. Ka teori dhe spekulime të ndryshme, por më e përhapura është se ka qenë thjesht një aksident gjatë punës, ndërkohë që Franca e kishte bërë të qartë që në fillim se nuk kishte shenja zjarrvënieje.

Marketing