Së fundmi agjencia e lajmeve pro qeveritare ruse “RIA” raporton se ushtria ruse ka vrarë pesë ushtarë ukrainas në kufi.

Marketing

Kjo media, e njohur për qendrimet pro-Putinit, vë në dukje se ushtarët u vranë teksa forcat ruse shkatërruan një autoblind ukrainas, i cili sipas tyre kishte hyrë në territorin e Rusisë.

Në lindje të Ukrainës vijojnë bombardimet e rebelëve pro rusë ndaj ushtrisë së Ukrainës, megjithatë nuk ka ende një konfirmim nga burime të paanshme të vrasjes së pesë ushtarëve ukrainas nga ushtria ruse brenda kufirit të Federatës së Rusisë siç raporton “RIA”. /albora.ch/

Marketing