Presidenti i SHBA, Joe Biden ka biseduar të premten me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai e ka siguruar homologun e tij se SHBA do të jetë në krah të popullit ukrainas që po lufton për liri përballë agresorit rus.

Marketing

“Unë i thashë atij, siç i kam thënë çdo herë që kemi folur, se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me popullin e Ukrainës dhe ndërsa ata luftojnë me guxim për të mbrojtur vendin e tyre, dhe ata po e bëjnë këtë,” tha Biden.

Presidenti Biden u shpreh se derisa Putini vazhdon sulmin e tij të pamëshirshëm, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët vazhdojnë të punojnë në hap për të rritur presionet ekonomike ndaj Putinit dhe për të izoluar më tej Rusinë në skenën globale.

“Sot, së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s dhe G7, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, si dhe Bashkimi Evropian, ne do të shpallim së bashku disa hapa të rinj për të shtrënguar [presidentin rus] Putin dhe për ta mbajtur atë edhe më përgjegjës për agresionin e tij kundër Ukrainës”, theksoi ai. /albora.ch/

Marketing