Revista e njohur franceze, “Petit Futé”, botimin e radhës ia ka kushtuar Shqipërisë.

Marketing

“Bregdet me ujëra të kristalta, turizëm mjekësor dhe dëshmi të diktaturës komuniste: atraksione të panjohura të Shqipërisë”, nis shkrimin revista e njohur francize.

“Shqipëria, një vend mes Italisë dhe Greqisë, ka pasur gjithmonë një shpirt evropian. Në 30 vite demokraci, vendi i vogël ish-komunist duket se e ka kapur kohën e humbur dhe kjo vërtetohet kur i afrohesh qendrës së kryeqytetit Tiranë, pasi ke dalë nga aeroporti “Nënë Tereza”, shkruhet ndër tjerash në artikull.

Poashtu aty përmenden edhe produktet natyrore dhe organike të disa rajoneve, ku sipas revistës kontribuojnë për ta bërë atë një nga kuzhinat më të shëndetshme në Europë

Sipas “Petit Futé” gjithashtu historia e Shqipërisë në kohën e diktaturës, vlerësohet si një atraksion për turistët./albora.ch/

Marketing