“Big Brother VIP Albania” i erdhi fundi ditën e djeshme, me fitues Iliri Shaqirin, ndërsa në vend të dytë Donald Veshaj.

Ky emision ka qenë i mbushur me shumë debate, por edhe me plot surpriza të bukura, ku njëra prej surprizave ishte për aktorin, Donald Veshaj.

Ai mori si dhuratë një emision në prime time në “Top Channel” që do ta moderonte me vëllain e tij, Romeo Veshaj, i titulluar “Më Lër të Flas”.

Marketing

Mirëpo, duket se gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër kur Romeo është përplasur mbrëmë me produksionin pas fitores së Ilirit.

Nuk dihet pse por në Instagram-in e Romeos, vërehet se ai tanimë ka fshirë nga profili i tij videon e emisionit që do të mbante me Donaldin, gjë që lë të kuptohet se mund të kenë hequr dorë nga projekti.

Madje, u bë e ditur se binjakët së bashku me Trixën kishin refuzuar të shkonin në afterparty me ish-banorët e tjerë dhe produksionin./albora.ch/

Marketing