Një formacion i pazakontë resh u shfaq sot të hënën në Mesini dhe  Lakoni, Greqi ndërsa moti i keq  përfshiu vendin me reshje shiu, stuhi dhe erëra të forta.

Marketing

Bëhet fjalë për të ashtuquajturat re mammatus të cilat sipas meteorologut Dimitris Ziakopoulos janë një sërë gunga apo qese të vogla që varen nga baza e një reje. 

Emri i tyre, siç theksohet në Forecast Weather Greece, është marrë nga fjala latine mamma që do të thotë “gji”.

Siç shpjegon z. Ziakopoulos, këto re formohen në kombinim me një lloj tjetër resh të quajtura kumulonimbus dhe në fakt me më të paqëndrueshmet prej tyre, gjë që çon në arsyetimin se ato shoqërohen me shfaqjen e stuhive të forta .

Megjithatë, këto re mund të formohen edhe në lloje të tjera resh pa qenë domosdoshmërisht një parashikim i shiut.

Marketing