Prodhuesi francez i makinave Renault ka njoftuar se po pezullon edhe një herë punën në fabrikën e tij në Moskë.

Marketing

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti i Ukrainës i bëri thirrje Renault dhe kompanive të tjera franceze që të largohen nga Rusia, ndërsa ai iu drejtua parlamentit francez përmes videolidhjes, transmeton albora.ch.

“Ata duhet të ndalojnë financimin e vrasjeve së grave dhe fëmijëve”, u tha ai deputetëve francezë.

Renault kishte rifilluar operimet në Moskë këtë javë, pas ndërprerjes së punës pas pushtimit të Ukrainës.

Në një deklaratë të lëshuar mbrëmjen e së mërkurës theksoi se tashmë ishte në përputhje me sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing